Haxhinasto: Të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme z.Edmond Haxhinasto mori pjesё nё punimet e mbledhjes sё 18-tё Ministeriale tё OSBE-sё, të zhvilluar nё Vilnius tё Lituanisё, vend që mban kryesinё e radhёs sё OSBE-sё. Siç njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme gjatë këtij Ministeriali, Ministri Haxhinasto informoi vendet pjesëmarrëse se "Shqipëria ka prioritete të rëndësishme në këtë Organizatë, ku synojmë të marrim Kryesinë e OSBE në një të ardhme të afërt dhe të rrisim angazhimin tonë në fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit". Duke u ndalur tek Kosova, ministri Haxhinasto shprehu mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpriti marrëveshjen e fundit mbi menaxhimin e integruar të kufijve dhe bëri thirrje për një zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura mes palëve.
"Shprehim bindjen tonë të plotë se pavarësia e Kosovës ofron një mundësi pajtimi për serbët dhe shqiptarët”, tha Haxhinasto. Gjatë këtij punimeve të këtij Ministeriali, Ministri i Jashtëm Haxhinasto pati një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në rajonin e Ballkanit, për zhvillimet në Shqipëri si dhe për çështje në kuadër të punës së OSBE-së.
- Tragjedia në Himarë, sot ditë zie në Shqipëri
- Himarë: Bie në humnerë autobusi, 12 viktima
- Topi: Bisedimet Kosovë-Serbi, si dy shtete sovrane
- Topi: Kosova, faktor stabiliteti në Ballkan
- Topalli falënderon Turqinë për njohjet që i solli Kosovës
- Meta: Nuk do të kandidoj për president
- Rakipi: Hetimi i EULEX-it, antikushtetues
- Shqipëri: U miratua ligji për hetimin e trafikut të organeve
- Tirana Zyrtare reagon kundër arrestimeve të shqiptarëve
- Shqipëria thellon bashkëpunimin me Malin e Zi
- Berisha: SHBA-ja e ndihmoi Kosovën ta fitojë lirinë dhe pavarësinë
- Nano, pak gjasa për president
- Nano, ambicie për president
- Topi – Ivanov, thirrje për përmbajtje dhe qetësi
- 700 ushtarë amerikanë, vizitë në Shqipëri
- Hilari Klinton viziton Tiranën në gjysmën e dytë të 2012-ës
- Topi në Maqedoni pas incidenteve ndëretnike
- Haxhinasto-Selimi: Autorët e krimeve të nxirren para drejtësisë
- Berisha në Kandahar, vizita e parë tek ushtarët shqiptarë
- Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet me burg




ad_d.jpg)

Komente