Historia sekrete e dashurisë mes Enver Hoxhës dhe Musine Kokalarit
Në radhët e grave atdhetare shqiptare për liri dhe demokraci, një vend të merituar zë dhe atdhetarja Musine Kokalari, e cila për tridhjetepesë vjet u dergj nëpër burgje dhe internime për të vetmin “faj”, se e donte me gjithë shpirt Shqipërinë të çliruar nga pushtuesit dhe tiranët. Kjo bijë me origjinë Gjirokastrite, lindi më 1917 në një familje intelektuale patriotike. Mbasi mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Nëna mbretëreshë” në Tiranë, shkoi në Romë, ku mbaroi studimet për letërsi me nota të shkëlqyera. Dekanati i universitetit të Romës donte ta mbante si pedagoge, por ajo nuk pranoi duke u thënë se dijet e saj të fituara do t’ia kushtonte rinisë shqiptare, në atdheun e saj të shumëvuajtur. Si studiuese e letërsisë, (në veçanti e folklorit), botoi shumë libra: “Siç më thotë nëna plakë”, “Rreth vatrës”, “Sa u tund jeta”, etj., përveç artikujve të shumtë brenda dhe jashtë shtetit. Gjatë pushtimit italo-gjerman, Musine Kokalari, krijoi në Tiranë Partinë Socialdemokrate, e cila ishte edhe një sfidë për synimet grabitqare të serbomëdhenjve, të cilët me petkun e komunizmit donin të sundonin e të drejtonin çdo lëvizje çlirimtare në Shqipëri. Pikërisht në këto kohëra të zymta; kur Meladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha bënin ligjin në Shqipëri, në lëvizjen tonë nacionalçlirimtare.
MST: “Kosova, djepi i shqiptarizmit”
Vëllai i Musinesë, Hamit Kokalari, botoi librin e tij voluminoz, shkencor, demografik, “Kosova djepi i shqiptarizmit”. Musine Kokalarit i vranë gjyshin në ditët e para të largimit të pushtuesve gjermanë; dy vëllezër nga komunitetet: Muntazin, themelues i shkollës shqipe “Kosova” në Ejup të Stambollit dhe demokrat i shquar në kryesinë e shoqërisë “Bashkimi”, në degën e Gjirokastrës dhe Vesimin, përhapës i flaktë i librave patriotikë shqiptarë. Por e vërteta në atë kohë plotësisht nuk dihej, por ajo ndoshta vonon, por nuk harron, thotë gjeniu popull. Enver Hoxha e kishte kërkuar si grua Musine Kokalarin, jo vetëm si bashkëshorte, por edhe si grua të zonjën, “syhapur”, të ishte krahu i djathtë i Enverit në punët e tij për Partinë Komuniste. Por, gaboi rëndë në pikëpamjet e tij: Atdhetaria e madhe me zemër të pastër shqiptare, e kulturuar, nuk e tradhtonte mëmën e shenjtë Shqipëri, popullin e saj liridashës: Kërkesën e Enver Hoxhës e hodhi poshtë me neveri. Enveri, në vjeshtë të vitin 1941, shkon i zemëruar tek vëllai i Musinesë: Muntaz Kokallari, (noter në atë kohë në Tiranë), dhe i përsërit propozimin. Ne le t’ia japim fjalën gruas së Muntazit, Ixhlalit (që unë shkruesi i këtij shkrimi e kam vajzë tezeje Ixhlalin.
“Muntazi i dha përgjigje negative Enverit, ashtu si ja dha Musineja. Bisedimet u ndeshën mes tyre. Enveri i shoqëroi bisedimet e tij edhe me fjalë kërcënuese.
MST: Letra e vëllait të Musinesë
Tani le t’ia japim fjalën vëllait të Musinesë, noterit Muntaz Kokallari, që në një letër shkruan me dorën e tij, ( me vulë noteriale) dhe e firmosur prej tij. Data 9 nëntor 1944, drejtuar bijës së Ymer Vrionit, zonjës Makbule Xomo Vrioni, gruas së Feim Leskovikut, me të cilën ka pasur miqësi familjare. (Kjo letër është botuar në gazetën “Luftëtari i Lirisë”, botim i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve, më 21 nëntor 1944 nr. 8, para 15 viteve).
Zonjë e nderuar Makbule,
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur...Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua (vagabondi M. K.), Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale... Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzak, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Ne intelektualët gjirokastrit ja dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë...”
MST: Letra, në duart e Enverit
Fatkeqësisht, në 12 shtator 1944 kjo letër me plot të vërteta ra në duart e Enver Hoxhës. Të dy vëllezërit e heroinës Musine, Muntazi dhe Vesini, së bashku me kushëririn e tyre, Surja Kokalarin, u arrestuan dhe u pushkatuan pa gjyq në bodrumet e hotelit “Bristol”. Në atë kohë, vetën nga fisi Kokalari i qytetit të Gjirokastrës u shfarosën edhe këta intelektualë, komshi të Enverit: Salim Kokalari, Izvi Kokalari, Isa Kokalari, Verra Kokalari, Emin Kokalari, etj. Ndërsa Munir Kokalarin, udhëheqja e degjeneruar, me sjelljen e tyre të poshtër e detyruan të vrasë veten. Nuk flas për të dënuarit e të pushkatuarit në Kokalar në Durrës, si pedagogun Salim Kokallari, etj., qoftë edhe për internime deri te motra ime me gjithë familje, që duan kapituj librash më vete për t’i shkruar ku kanë arritur komunistët, me nxitjen e shovenëve grekë, që prishën dhe varrezat tradicionale të këtij fisi me të kaluar të vjetër kombëtare, ku mbi këto varreza, mbi kockat e Kokalaranjve, sot është ngritur vila e konsullit grek të Gjirokastrës. Vlen të theksohet vepra kombëtare e kushëririt të Musinesë, e arsimtarit Tajar Kokalarit, që ka lokalin në treg kundrejt konsullatës greke të Gjirokastrës, të cilit i grisën flamurin kombëtar armiqtë e Shqipërisë, që e mbante ngjitur në dyqan. Ndërsa shtëpinë e Sami Kokalarit, ku pjesa më e madhe ishte e tij, komunistët e shpallën: Shtëpia Muze e shokut Enver Hoxha. Nën ndikimin e inatit të tërbuar të Enver Hoxhës dhe shërbimin e detyruar ushtarak, bijtë e Kokalarëve duhet ta kryenin: Në repartet ushtarake punë, pa armë, vetëm me kazma dhe lopatë, nëpër miniera guri për ndërtime ushtarake, hapje galerish, nëpër bregdet për strehim të nëndetëseve si në Himarë, ku edhe unë me djalin tim në këto reparte e punë ndëshkimore e kemi kryer shërbimin ushtarak, pa pasur asnjë faj personal, përveç se ishim “Kokalarë”. Unë si efektiv i repartit ushtarak 7710 në guroren e fshatit Brar të Tiranës, ndërsa djali në bregdetin e Himarës. E përsëris i vetmi, i ashtuquajturi faji ynë, pse ishim “Kokalarë”. Dhe për gra kishim bija të reaksionarëve të pushkatuar nga partia, sikurse ishte rrasi im që isha martuar me bijën e gjirokastritit Hajro Late, druvari analfabet, dy vëllezër të vrarë nga shovinistët grekë në postën kufitare Kakavijë, ku kanë edhe sot lapidarët, ku vetë vjehrrin tim Hajro Laten, nën ndikimin grek, e vrau partia komuniste në vjeshtë të vitit 1943, pa pasur asnjë faj dhe as e dinte pse e kërkoi partia! Çfarë kishte bërë për ta vrarë? Sikurse dihet, socialdemokratja gjirokastrite, Musine Kokalari, bashkë me vëllezër, i dënoi këto dënime të komunistëve. Ajo mbeti një heroinë e pamposhtur kundrejt partisë komuniste me në krye tiranin Enver Hoxha. Ditët e fundit të jetës së saj i kaloi në Rrëshen, në një pension të mjerueshëm, dhe kur vdiq e shpunë në varr mbi një makinë të ngarkuar me zhavorr.
MST: Letra e dytë
Zonjë e nderuar Makbule,
“Erdha dhe s’të gjeta, mbesa juaj me tha se ndodheni në Elbasan bashkë me Feim Beun. Po përjetojmë ditë të vështira. Erdha t’iu përshëndes se kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur, që tani ka aq shumë nevojë për mua. Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua i Gjirokastrës, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale, se na kemi qenë kundërshtarë të okupatorit Nazi-Fashist dhe kemi punuar thjesht për të mirë e përparimin e Kombit. Siç e kemi biseduar edhe herë të tjera, fatkeqësi e Kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur që jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Ne intelektualët gjirokastrit ja dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë. Po kam besim se këtij batakçiu, bashkë me djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja. Këtë radhë besoj se do të na ndihmojë Evropa dhe Amerika dhe mbas shkatërrimit të tij me të do të tallën dhe gurët e sokakëve. Më fal që u zgjata më këtë çështje se nxora pak dufin. Megjithatë, përpjekjet e vazhdueshme nuk ta mbarova dot hipotekimin e shtëpisë, gjë të cilën ju e kishit me shumë merak, sepse në këto rrethana ngatërresash nuk funksionojnë zyrat prej kohësh, e për më keq ato kanë rënë në duart e djajve të kuq. Jam bashkë me mikun tim dhe tuajin të besës, zotin Hamid Llagami. Mbetëm dakord që një kopje të note transkriptimit të shtëpisë së përgatitur për hipotekën, e kemi lënë bosh vendin e hipotekimit që ta plotësojë kur t’i krijohet mundësia zoti Hamid, dhe në fund të faqes kam firmosur e vulosur unë mbi boshllëkun e bardhë pa caktuar datën. Hamitit i kam lënë të gjitha materialet e orenditë me gjithë pajimet e zyrës time noteriale. Për çdo problem që do të lindë me mungesën time, t’i drejtohesh pa asnjë ndrojtje sikur të jem unë. Me këtë letër po të dërgoj dhe një notë transkriptim të shtëpisë origjinale, firmosur e vulosur nga unë, ta kesh për çdo eventualitet se ka fuqi ligjore. Do të të lutem shumë të më mbani afër familjen, se ju jeni grua e zonjë, e me aftësi të rrallë, zemër të madhe, dhe ke forca të përballosh këtë rrebesh të egër. Të fala shumë mikut tim të dashur, Feim beut. E përqafoj duke ju lutur Zotit të na ndihmojë e të shihemi në Shqipërinë e lirë dhe pa djaj të kuq.
Me respekt të thellë, i juaji, Muntaz Kokalari
Tiranë, më 9 nëntor 1944
BOX: Kush ishte Musine Kokalari
Musine Kokalari lindi në 10 shkurt të vitit 1917, në Adale të Turqisë. Në vitin 1921 familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937 Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943 kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944 botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945 u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946 ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961 e nxorën nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981 sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.
BOX: Kur vdekja komandohet nga “lart”
“Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”. Kështu shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste, duke lënë të kuptohej se “ai” nuk ishte veçse Enver Hoxha, i cili u kujdes deri në fund për dënimin e saj. E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri. Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën, vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.
Komente
- Kreshnik Spahiu jep dorëheqje nga KLD
- Kryeministri Berisha takon Edita Tahirin
- Shtetësi shqiptare, për ata që investojnë 100 mijë euro në Shqipëri
- Haxhinasto kërkon nga Libia ta njohë Kosovën
- Shqipëria mbështet pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
- Haxhinasto: Rezoluta e PE-së për Kosovën nxit njohje të reja
- Berisha pezullon Komandantin e Gardës
- Shqipëri, vazhdon hetimi për 21 janarin
- 100 vjet pavarësi, shqiptarët bashkohen në Tiranë
- Ilir Meta shpallet i pafajshëm
- MPJ e Shqipërisë kundër thirrjeve të Vetëvendosjes
- Prokurorët kërkojnë burgosjen e Ilir Metës
- Topi, me parti të re
- Topi nuk rikandidon për president të Shqipërisë
- 2.8 milionë banorë në Shqipëri
- Haxhinasto: Rusia të luajë rol konstruktiv lidhur me Kosovën
- AK-ja pret 1 milion anëtarë në 100-vjetorin e pavarësisë
- Berisha: Shqipëria dhe Kosova, bashkë në BE
- Berisha anulon vizitën në Mal të Zi
- Berisha ndihet keq gjatë fjalimit




ad_d.jpg)


PO PO TE ISHTE AI GJALL AKOMA DO TE KISHIM RESPEKT PREJ TE TJERVE SIQ PATEM ATEHERE EDHE ME NJE POPULL SI JU ESHTE DASHUR TE SILLET NDRYSHE FLASIM PER KOHEN E TASHME KUR JU VET E SHKATRRONI SHTETIN TUAJ . MU PER ATE THEM ENVER ENVER JEMI GATI SI QDO HER JU SOT JENI 100 VITE MBRAPA PO TE MO ISHTE AI JU DO TE ISHIT 200 vite MBRAPA
Katastrof qka ka ba ky njeri apo gjysem njeri e gjysem egersir me vra nje familje te tere vetem se jane te nje mbiemri kjo as ne shovenizmat e mbreterit ma te egra ska ndodhur as ne shkretetirat e Afrikes e tani qohen njerezit e ja festojn ditelindjen,pervjetoret e ja mbajne fotot e tije neper mure e ky vraj njerez te shkollun e intelektual.
e lexova me vemendje . historiatin shkurt e kasj gruaje te pervuajturnga regjim enverist, por ndshta nuk eshte ashtu si shkruhet se secila ane i ka parimet evea poziive dhe negative, me vjen keq per gjirokastriten e pervuajtur , por drejtimi i shtetit shqiptar nga enveri jka qen i vetmi imperatinv i kohes qe twe shpetoj shqiptaret nga qfarosja dhe degradimi ombetar , prandaj historia e envwrit muk eshte vetem e zeze , por ka edhe kapituj shum tye ndriteshem , ndoshta edhe me shume se disa lider te tanishem te \Kosoves dhe Shiperise , por l te jet e kaluar dhe te mendojm te tashmen duke nmenduar per e kaluaren dhe menduar per te ardhmen,
e lexova me vemendje . historiatin shkurt e kasj gruaje te pervuajturnga regjim enverist, por ndshta nuk eshte ashtu si shkruhet se secila ane i ka parimet evea poziive dhe negative, me vjen keq per gjirokastriten e pervuajtur , por drejtimi i shtetit shqiptar nga enveri jka qen i vetmi imperatinv i kohes qe twe shpetoj shqiptaret nga qfarosja dhe degradimi ombetar , prandaj historia e envwrit muk eshte vetem e zeze , por ka edhe kapituj shum tye ndriteshem , ndoshta edhe me shume se disa lider te tanishem te \Kosoves dhe Shiperise , por l te jet e kaluar dhe te mendojm te tashmen duke nmenduar per e kaluaren dhe menduar per te ardhmen,
O vllezer e motra Shqiptar ato qe na ndodhen mos te lejojm te na perseriten prandaj bashkohuni dhe luftoni gjith ata shqipfoles jo shqiptar te cilet dihen e nuk dihen ne Shqipri e me gjer,nga te cilet duhet ta dezinfektojm vendin ton te shtrenjt,prandaj jasht atyre qe nuk jan Shqiptar se nuk kemi vend per kopila grek e serb e malazez eeee.....Rroft Shqptaria Jam Shqiptar Paj Kosovar
Ne duhet ta shkruajm nje L I GJ E te madhe e te pa shlyeshem ,,ce ne tokat shqipetare kurre me regjime D I K T A T O R J A L E" kurren e kurres . Dhe kti ligji me ju prmbajte ne pa fundesi(per jete)..
Ne duhet ta shkruajm nje L I GJ E te madhe e te pa shlyeshem ,,ce ne tokat shqipetare kurre me regjime D I K T A T O R J A L E" kurren e kurres . Dhe kti ligji me ju prmbajte ne pa fundesi(per jete)..
enver hoxha alfabetizoj nje popull qe ishte ende me pikpamje feudaliste dhe me nje mentalitet teper anti human xheloz dhe "frigacak" ky person i beri shqitart te ndihen shqiptar [edhe pse nen petkun e e kuq] kominzmi nje ide apo me mir te thuhet nje iedeologji e pa kapshme per shqiptaret.sa i perket ketyre letrave qe te jem i sinqert nuk i lexove mirepo kjo eshte tipike per popullin tone qe mezi presim te i varim dikuj dicka?.un aspak nuk e qmoje ket personalitet historik dhe kombetar po ta themi popullorqe cfare bejne kta politikant sot ma mir!.politikisht i orientuar gabimisht kurse ekonomikisht thjesht nuk ka pas orientim
Njeri qe la popullin shqiptar,kudo ata qe jane,nje gjysum shekulli mbrapa.Vertet na la mbrapa por shih se ku eshte Shqiperia tani,e hapur,zhvillim te madhe ne te gjitha sferat dhe po ecen me hapa shume te shpejt prandaj mendoj se nuk ja vlen te flasim me per te,ai e ka deshmuar se cka mendonte per vendin e vete dhe popullin shqiptar,le historia te meret me te poqese ka per cka te flas pos te kqijave qe i beri vendit dhe vete popullit.Rrnoft Shqiperia Etnike!!!
njeri qe ka len shqiperin qe kurr ska perparu me dreqnit e veta ky kok bosh ka mendu se vetem aj esht dijetar
No Koment ka qene ky njeri, Kemi mbajtur me vite e vite burgje ne Kosove vetem pse e kemi permendur emri e tij ,Ne ende nuk dime asgje as per te sotmen ,ndoshta me vone do te na shpjegoje edhe kete historia ,MOS TE GABOJME PRAP ,ajo ka qene e kaluar qe mund te kemi mesim per te ardhmen. Vetem nje gjithmone ka qen pak ,dy nuk munden me u marr vesh tre jane shume ,ky eshte problem mes nesh ,Nuk dime te punojme si EKIP .Individualiteti na mori ne qafe. Ka 1 milion metoda te merrent vendime sot ,sa me pak cenzure aq me shume rezultat ,Na mungon Nacionaliteti ne shpirt .
Turpi dhe tmerri me i madh asht kur sot ky diktator i eger perkrahet nga nji masë e madhe si nga Kosova dhe hapsira tjera shqipetare, po ky smeriton as ti permendet emri.Shikoni sa mbrapa la vendin duke bashkepunuar me Rus,Kinez,serb e te tjere antishqiptar. Te pushkatoi shtresen e cila i duhej me se shumti vendit,vetem ky i poshter mundi ta bej, ky kur ishte ne nji vizite ne Beograd te Titoja dha urdher qe Nena e Miladin Popoviqit te sillej ne beograd te takoj ky idiot,
Zoti ja pagofte sakrificen kesaj gruaje..
ai ka ba gati te njajten gja qe bajne politikanet e sotem kush i prish interesat e tyre i eliminojne.
...o zot sa shum e ka shkatrru Shqiperin ky i poshter qe ka menduar se eshte njeri. te mjeret ata per vetveten qe ende e adhurojn ,edhe pse i din te keqijat e keti Diktatori.Me habit fakti se si edhe pushtetar te diteve te sotme ne Kosove e kan ne zemer dhe ne vitrinat e tyre,ky asht nje ofendim per te gjith popullin shqiptar qe kan vuajtur nga ky Dhunues i qdo gjeje shqiptare. Tash ende i vuajm pasojat.....
Ai ka qene nje bastard qe e ka katandisur ne mjerim e vuajtje shqiperine, qe ia ka ulur dinjiitetin shqiptarit. Shqiperia ka pasur njerez te diture e te afte por ky ska dashur te jete kush mbi te- me dije dhe t ia rrezikoje poziten e tij ne pushtet.
kete ben veq nje i mare qe asgje ska te bej me njeriun dhe qenjen e saj si ka qene enver hoxha,absurgd i pa pare.
Keshtu me ka hequr dhe daja i babait tim Mehmet Dermani nga rexhimi i Enver Hoxhes.
vet fakti se ne shqiperi vijn me ne fund 1,4 milion turistë,,shumica e tyre shqiptar nga disapora apo Kosova,,e pjeset tjera shqiptare ne ballkan,,e veten ne kreten e ndyer greke vijn 5 milionë turist e tregon faktin e vertetë të zhvillimit komunist shqiptar,,,por fajin se ka udhëheqja komuniste shkije-shqiptare e asaj kohe por populli qe i lejoj te udhheqin per me se nje gjysem shekulli,,,,ashtu siq e kerkuan ashtu e gjeten,,
Po te lexihet kjo leter me kujdes do bindemi ne figuren e vertet te Kriminelit dhe tradhtarit te popullit shqiptare Enver Hoxhes.Me befasojne dhume disa individ te cilet ende kane nastolxhi per figuren e tij.Une un them atyre qe jane shume naiv ata te cilet mbajne nastolgji dhe kane qendrim te mire per ate kriminel.Emri i tij duhet te vendoset ne listen e xhelateve dhe tradhtareve te shqiptareve dhe shqiperise.
le ta kuptojin socialistet e sotem qka kan ber popullit shqiptar ne tersi ata nuk jan teter vetem komunist te prbetuar ata nuk jan tjeter vetem armiq te popullit shqiptar rrofte shqiptaria
A ka qenë ky njeri apo EGëRSIRë por si duket këti njeriu njerëzit e shkolluar i kanë pengua shumë, sepse pasi që kamë hulumtua biografin e tij si dhe shkollimin e tij, ky ka qenë si thotë populli GILIPTER .Tmerrohem kur i lexoi këto gjëra. TURP i madhë se si ai ka udhëheq me një popull të tër.
A ka qenë ky njeri apo EGëRSIRë por si duket këti njeriu njerëzit e shkolluar i kanë pengua shumë, sepse pasi që kamë hulumtua biografin e tij si dhe shkollimin e tij, ky ka qenë si thotë populli GILIPTER .Tmerrohem kur i lexoi këto gjëra. TURP i madhë se si ai ka udhëheq me një popull të tër.
tragjedi per popullin shqiptar