Kosova evropiane, faktor stabiliteti për rajonin
Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, gjatë takimit në Berlin me homologun e tij gjerman Guido Vestervelle, theksoi se pjesëmarrja e Kosovës në Takimin e Sarajevës ishte një hap përpara në integrimin e rajonit. Me këtë rast Meta ka nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në të gjitha iniciativat integruese, “pasi Shqipëria mbështet në radhë të parë një Kosovë evropiane, si faktor stabiliteti për të gjithë rajonin”. Gjatë këtij takimi që u zhvillua të mërkurën në Berlin u vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë politik dhe ekonomik dypalësh dhe u shpreh vullneti i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të tij, përmes investimeve gjermane në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e energjisë, duke nxitur bizneset e vogla e të mesme. Gjithashtu, u vlerësua bashkëpunimi dypalësh mes strukturave përgjegjëse në luftën kundër krimit të organizuar.
- Kreshnik Spahiu jep dorëheqje nga KLD
- Kryeministri Berisha takon Edita Tahirin
- Shtetësi shqiptare, për ata që investojnë 100 mijë euro në Shqipëri
- Haxhinasto kërkon nga Libia ta njohë Kosovën
- Shqipëria mbështet pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
- Haxhinasto: Rezoluta e PE-së për Kosovën nxit njohje të reja
- Berisha pezullon Komandantin e Gardës
- Shqipëri, vazhdon hetimi për 21 janarin
- 100 vjet pavarësi, shqiptarët bashkohen në Tiranë
- Ilir Meta shpallet i pafajshëm
- MPJ e Shqipërisë kundër thirrjeve të Vetëvendosjes
- Prokurorët kërkojnë burgosjen e Ilir Metës
- Topi, me parti të re
- Topi nuk rikandidon për president të Shqipërisë
- 2.8 milionë banorë në Shqipëri
- Haxhinasto: Rusia të luajë rol konstruktiv lidhur me Kosovën
- AK-ja pret 1 milion anëtarë në 100-vjetorin e pavarësisë
- Berisha: Shqipëria dhe Kosova, bashkë në BE
- Berisha anulon vizitën në Mal të Zi
- Berisha ndihet keq gjatë fjalimit




ad_d.jpg)


Komente