Kryeministri Berisha takon Edita Tahirin
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku edhe është pritur nga kryeministri Sali Berisha. Në takim mësohet të jetë biseduar për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, për situatën e përgjithshme në të dyja vendet dhe në rajon, si dhe për rrjedhat e dialogut të Brukselit. Me këtë rast, Tahiri ka theksuar "përkushtimin e dëshmuar të shtetit të Kosovës për rezultatet e dialogut, në harmoni me Kushtetutën e Kosovës". Nga ana tjetër, Berisha "ka vlerësuar lart angazhimin konstruktiv të Kosovës në dialogun teknik dhe ka shprehur përkrahje të plotë për qëndrimet e Qeverisë së Kosovës". Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se strukturat paralele në veri të Kosovës dhe mosrespektimi i marrëveshjeve nga pala serbe përbëjnë një nga problemet më serioze midis Kosovës e Serbisë, sikundër theksuan se Shqipëria dh Kosova besojnë se respektimi kufijve aktualë të jugut të Ballkanit është interesi më i mirë i të gjitha vendeve dhe kombeve të rajonit. Berisha dhe Tahiri janë pajtuar se integrimi sa më shpejtë i rajonit në BE dhe në NATO është në interes të të gjitha vendeve dhe një kusht themelor për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon.
- Tragjedia në Himarë, sot ditë zie në Shqipëri
- Himarë: Bie në humnerë autobusi, 12 viktima
- Topi: Bisedimet Kosovë-Serbi, si dy shtete sovrane
- Topi: Kosova, faktor stabiliteti në Ballkan
- Topalli falënderon Turqinë për njohjet që i solli Kosovës
- Meta: Nuk do të kandidoj për president
- Rakipi: Hetimi i EULEX-it, antikushtetues
- Shqipëri: U miratua ligji për hetimin e trafikut të organeve
- Tirana Zyrtare reagon kundër arrestimeve të shqiptarëve
- Shqipëria thellon bashkëpunimin me Malin e Zi
- Berisha: SHBA-ja e ndihmoi Kosovën ta fitojë lirinë dhe pavarësinë
- Nano, pak gjasa për president
- Nano, ambicie për president
- Topi – Ivanov, thirrje për përmbajtje dhe qetësi
- 700 ushtarë amerikanë, vizitë në Shqipëri
- Hilari Klinton viziton Tiranën në gjysmën e dytë të 2012-ës
- Topi në Maqedoni pas incidenteve ndëretnike
- Haxhinasto-Selimi: Autorët e krimeve të nxirren para drejtësisë
- Berisha në Kandahar, vizita e parë tek ushtarët shqiptarë
- Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet me burg




ad_d.jpg)

Komente