description

Meta lobon për Kosovën

Publikuar: E marte 7 Shtator 2010, 23:48 1 Komente

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka nisur një sërë takimesh në Nju Jork në mbështetje të çështjes së Kosovës, duke i paraprirë kështu seancës së 9 shtatorit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ku vendet anëtare priten të diskutojnë në lidhje me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të projekt-rezolutës serbe mbi këtë çështje. Në këtë kuadër, zv. kryeministri shqiptar do të qëndrojë në Nju Jork, ku do të takohet me faktorë të ndryshëm për të shprehur mbështetjen e Shqipërisë për opinionin e GJND-së dhe qëndrimin e vendit kundër projekt-rezolutës së Serbisë. Gjatë ditës së martë, Meta është takuar me ambasadorë të vendeve të ndryshme në OKB, me të cilët diskutoi mbi realitetin e ri që është krijuar në Ballkan pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë këtyre takimeve zv. kryeministri Meta shprehu qëndrimin e Shqipërisë se projekt-rezoluta e Serbisë është konfliktuale, duke patur parasysh se ajo është në kundërshtim edhe me opinionin e GJND-së, i kërkuar prej vetë këtij vendi.

Duke folur nga Nju Jorku, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta nënvizoi se “Serbia duhet të respektojë opinionin e GJND-së dhe të dëgjojë më tepër sinjalet e qarta që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Sipas tij, projekt-rezoluta serbe nuk i shërben aspak klimës konstruktive që është krijuar në Ballkanin Perëndimor dhe as vetë perspektivës evropiane të Serbisë.

 

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Luani,Suedi 16.09.2010 - 10:06

    Te lumt z.Meta! Nuk e kam besue qe je kaq i mire dhe mendon per gjithe ne,se ka populli gabim kur thote:I di Meta punet e veta....e ti me te vertet po na i din,Te lumt!

arkivi i lajmeve