description

MPJ e Shqipërisë kundër thirrjeve të Vetëvendosjes

Publikuar: E enjte 12 Janar 2012, 14:51 0 Komente

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënoi thirrjet e aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje, për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë më 14 janar. Përmes një konference për shtyp, këshilltarja për mediat në MPJ, Eva Kushova theksoi se veprime të tilla nuk i shërbejnë procesit të njohjes së Kosovës. “Veprime të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon.”- deklaroi Kushova. Sipas Ministrisë së Jashtme, përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet në Bashkimin Evropian.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve