description

Shqipëri, vazhdon hetimi për 21 janarin

Publikuar: E shtune 21 Janar 2012, 20:32 0 Komente

Një vit pas përleshjeve të dhunshme të 21 janarit, ku humbën jetën 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra civilë dhe ushtarakë, Qeveria dhe opozita ende vazhdojnë të shkëmbejnë akuza mbi përgjegjësitë, ndërsa prokuroria ende nuk i ka mbyllur hetimet. Kryeministri Sali Berisha akuzoi në mediet vendore, presidentin Bamir Topi dhe prokuroren e përgjithshme, Ina Rama, se“ata në bashkëpunim me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, u përpoqën një vit më parë të rrëzonin me dhunë një qeveri të zgjedhur në rrugë demokratike”. Kryeministri Berisha deklaroi në televizionin Vizion Plus se ai kishte“informacion të besueshëm se këta tre zyrtarë dhe politikanë të lartë bashkëpunuan ngushtë për të përmbysur qeverinë e tij përmes dhunës së organizuar që rrethoi për disa orë selinë e Qeverisë”.

Zoti Berisha tha se kishte shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për 4 personat që humbën jetën në këtë tubim të dhunshëm dhe se mbetej i hapur për çdo hetim, edhe pse e dinte se drejtuesja e hetimeve ishte e njëanshme dhe e përfshirë në ato veprime kundër Qeverisë. Ai tha se edhe pas një viti prokuroria ende nuk ka akuzuar asnjë organizator politikan të tubimit të dhunshëm. Ndërkohë, opozita ka kërkuar që drejtësia të thotë sa më parë fjalën e saj për këtë ngjarje, ndërkohë që hetuesve sapo u kanë ardhur të dhënat e fundit nga laboratorët e FBI në Uashington që lidhen me prova ligjore e balistike.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve