description

Shqipëria i shpall të jashtëligjshme Al Kaidën dhe Xhihadin Islamik

Publikuar: E enjte 17 Qershor 2010, 14:35 2 Komente

Tirana zyrtare i ka shpallur të jashtëligjshme grupet Xhihadin Islamik dhe Al Kaida. Shtypi shqiptar ka raportuar se në vendimin e qeverisë janë përfshirë edhe 62 biznesmenë arabë dhe 9 kompani tregtare. 

Listës aktuale i janë shtuar edhe disa emra që janë miratuar nga Kombet e Bashkuara, për personat dhe kompanitë që kanë lidhje me talebanët dhe Al Kaidën, si dhe personat, organizatat dhe kompanitë, të cilat rezultojnë si financuese apo që ndihmojnë terroristët dhe organizatat terroriste. 

Sipas vendimit të qeverisë, subjektet dhe individët e vendosur në listë duhet të trajtohen sipas rregullave ndërkombëtare, me konfiskim pasurie nëse zotërojnë asete në Republikën e Shqipërisë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • TJ 25.08.2010 - 23:06

    NUK JAME KUNDRA AS NJI FEJE,POR SHIQONI CPO I BENE SHQIPERIS SALI BIN EL BERISHA SJELL NE SHQIPERI ARAB, LE QE SHTETE ARABE NUK PO E NJOHIN PAVARSIN E KOSOVES, POR ATA SHESIN VENDIN E TYRE,,TE GJITH JANE TITIS DHE BREZHNJEVIST- SALI BIN EL BERISHA SIKUR TE ISHTE NJI BURR DHE SHQIPETAR NUK DO KSHTE MARDHENJE DIPLLOMATIKE ME AS NJI VEND QE NUK E KA PRANUE PAVARSIN E KOSOVES,ATA SHTETE QE NUK NJOHIN KOSOVE,VETEM PER FORMALITET E NJOHIN SHQIPERIN,POR KOSOVEN EDHE VET SALI BIN EL BERISHA NUK E DON,JU KUJTOHET KUR MINISTRI I JASHTEM I BERISHES ZOT BESNIK MUSTAFA PAT THEN; "SHQIPERIA NUK PRENON KURR DY SHTETE SHQIPETARE NE BALLKAN" SALI BIN EL BERISHA DHE MILLOSHEVICI"TET A TET" NE OHER,META NE BEOGRAD ME TADIC,JERENIC,400.000 EURO NDIHEM SERBVE TE KOSOVES,A I HARRON POPULLI SHQIPETR?

  • bleri 09.08.2010 - 12:49

    alkaida dhe keto grupe tjera teroriste qe jan ju bej thirje se qe tejemi te gjith kunder ketyne njerzve te pa shpirt dhe pa moral Zoti nuk ka then te mysni femi e njerz te pa fajshem keta jan do njerz qe punojn kunder zoti at her nuk duhet ne muslimanet ti perkrahum nese dikush ka lexuar kuranin nuk perputhan as kund keto paftyrsi te ketyne alkaides e ketyne grupev teroriste me muslimanet e vertet tejesh musliman i vertet nuk ben te besh as nje te keqe at her te gjith qka jemi e urojm ameriken qeti nzan keta terorista dhe ti egzekuton kah 100ne dit

arkivi i lajmeve