description

Shtetësi shqiptare, për ata që investojnë 100 mijë euro në Shqipëri

Publikuar: E marte 7 Shkurt 2012, 20:09 0 Komente

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi në mbledhje qeverie se çdo shtetas i huaj që investon mbi 100 mijë euro në Shqipëri, mund ta marrë shtetësinë shqiptare. “Në çështjet më kryesore është ligji për shtetësinë. Ligji duhet të rishqyrtohet, duhet të përcaktojmë standarde të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshje për heqjen e vizave. Shqipëria duhet të japë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj”,- theksoi Berisha. Shefi i qeverisë në fjalën e tij nënvizoi se ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë e miratuar në vitin 1994. “Ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë, i miratuar nga presidenti në vitet '94. Ligji do japë shtetësinë në përputhje që rrjedhin nga marrëveshja e heqjeve të vizave, duhet ta marrin të gjithë qytetarët shqiptarë në përputhje me dekretin e vitit ‘94. Shumë biznesmenë ma kanë kërkuar, por tani duhet t’u jepet me ligj”, theksoi Berisha.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve