Topi: Edhe Kosova të bëhet pjesë e projektit euroatlantik
DURRËS- Është arritur progres në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit. Kjo ka qenë kryetema e Samitit të Kartës së Adriatikut, që u zhvilllua të premten në mjediset e “Hotel Adriatikut” në Durrës. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm presidenti Bamir Topi, Komandanti i Komandës së Aleancës për Operacionet në Evropë të NATO-s, Admirali Xhejms Stavridis, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Pesidenti Topi konfirmoi se pas fazës së zgjerimit të NATO me dy anëtarë të rinj të nismës së Ballkanit Perëndimor rajoni ynë ka tashmë më shumë avokatë të problematikave të tij në NATO dhe në gjithë plan-veprimet e saj. “Shqipëria konfirmon mbështetjen e plotë dhe dëshirën e madhe që të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe shtetin më të ri, Kosovën, të bëhen pjesë e projektit të përbashkët euroatlantik. Bindja jonë është se integrimi i të gjitha vendeve në NATO, përbën një garanci reale për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik afatgjatë në të gjithë rajonin. Përvoja e deritanishme me vendet tona është dëshmi e kësaj bindjeje, por edhe e suksesit të politikës së dyerve të hapura të NATO ndaj çdo vendi tjetër aspirant”,- u shpreh presidenti Topi. Kreu i shtetit Topi ka theksuar më tej se Shqipëria do të jetë aktive në misionet e saj paqeruajtëse në Afganistan dhe në çdo projekt tjetër në kuadër të NATO-s.
- Tragjedia në Himarë, sot ditë zie në Shqipëri
- Himarë: Bie në humnerë autobusi, 12 viktima
- Topi: Bisedimet Kosovë-Serbi, si dy shtete sovrane
- Topi: Kosova, faktor stabiliteti në Ballkan
- Topalli falënderon Turqinë për njohjet që i solli Kosovës
- Meta: Nuk do të kandidoj për president
- Rakipi: Hetimi i EULEX-it, antikushtetues
- Shqipëri: U miratua ligji për hetimin e trafikut të organeve
- Tirana Zyrtare reagon kundër arrestimeve të shqiptarëve
- Shqipëria thellon bashkëpunimin me Malin e Zi
- Berisha: SHBA-ja e ndihmoi Kosovën ta fitojë lirinë dhe pavarësinë
- Nano, pak gjasa për president
- Nano, ambicie për president
- Topi – Ivanov, thirrje për përmbajtje dhe qetësi
- 700 ushtarë amerikanë, vizitë në Shqipëri
- Hilari Klinton viziton Tiranën në gjysmën e dytë të 2012-ës
- Topi në Maqedoni pas incidenteve ndëretnike
- Haxhinasto-Selimi: Autorët e krimeve të nxirren para drejtësisë
- Berisha në Kandahar, vizita e parë tek ushtarët shqiptarë
- Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet me burg




ad_d.jpg)

Komente