description

Topi, me parti të re

Publikuar: E hëne 26 Dhjetor 2011, 13:31 0 Komente

Për presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, nuk ka kthim prapa. Edhe pse është shprehur se nuk do ta de-natyrojë rolin e tij si president deri në fund të mandatit, Bamir Topi nuk i ka humbur lidhjet me njerëzit, sot më shumë se kurrë, teksa po shikon mundësinë e krijimit të një partie të re.

Dy ditë më parë në një intervistë për gazetaren Ilva Tare, Topi u shpreh se ka një frymë te re brenda së djathtës. Një frymë kjo që po përkthehet më së miri në kontakte të vazhdueshme me njerëzit më afër kreut të shtetit.

Që prej ditës kur Topi deklaroi se ky do të jetë mandati i tij i fundit si president, në zyrën e tij të punës, por më së shumti jashtë saj, janë depozituar mjaft kërkesa për takime dhe kontakte që vijnë sa pranë tij, aq edhe afër ekipit që do ta mbështesë atë në rrugëtimin e ri politik.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve