description

Topi mesazh vendeve të OKB-së: Përkrahni Kosovën

Publikuar: E premte 3 Shtator 2010, 14:09 0 Komente

Tiranë – Presidenti shqiptar, Bamir Topi, në prag të punimeve të Sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u ka dërguar një mesazh të gjithë kryetarëve të Shteteve, anëtare të OKB-së.

Në mesazh është nënvizuar rëndësia e përkrahjes së pavarësisë së Kosovës dhe domosdoshmëria e njohjes së saj nga vende të tjera, si vendimi i duhur pas mendimit këshillimor, qartësisht të nënvizuar, të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, më 22 korrik 2010, mbi pavarësinë e Kosovës, që e cilësoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës si të ligjshme e në mbështetje të së Drejtës Ndërkombëtare.

Ndër të tjera, në mesazh është nënvizuar rëndësia e mos-përkrahjes së rezolutës së njëanshme që Serbia do të paraqesë në punimet e këtij Sesioni, si një përçapje që cënon mandatin e GJND-së dhe autoritetin e OKB-së, si edhe ndikon negativisht mbi paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në të ardhmen evropiane të vetë Serbisë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve