description

Topi: Pavarësia e Kosovës i kontibuoi paqes

Publikuar: E mërkure 23 Qershor 2010, 14:01 0 Komente

STAMBOLL-“Ne jemi dëshmitarë të faktit të pamohueshëm që pavarësia e Kosovës i ka kontribuoi paqes dhe sigurisë në një rajon ku lufta për vite të tëra traumatizoi Evropën dhe botën mbarë”, u shpreh të mërkurën presidenti i Republikës së Shqipërisë, BamirTopi në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) në Stamboll. Siç bën të ditur zyra për shtyp e Topit, kreu i shtetit theksoi gjithashtu se “nismat dhe tryezat tona, në përmbushje të qëllimit që na bashkon, janë dëshmitare të proceseve integruese dhe te raporteve jo vetëm politike që Bashkimi Evropian zhvillon me Republikën e Kosovës”. Më tej, topi u shpreh se Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë përfshirjen, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe ato shumëpalëshe, si dhe proceset integruese të saj dhe të të gjitha vendeve të rajonit për t’u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve