description

Vizat, ndizet drita e gjelbër për Shqipërinë

Publikuar: E mërkure 26 Maj 2010, 16:46 0 Komente

Bruksel – Kolegji i Komisioneve të Bashkimit Evropian, ka miratuar sot rekomandimet për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Votimi i sotëm është bërë pa debate, ndërkohë që dokumenti hynë në fuqi zyrtarisht të enjten në orën 12:00. Rekomandi do t’i paraqitet samitin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit, që do të zhvillohet në fillim të qershorit në Sarajevë të Bosnjës. Ky është hapi i parë për liberalizimin e vizave për këto dy vende, ndërkohë që të tjera komisione do ta miratojnë më pas. Nëse të gjitha procedurat zbatohet rigorozisht, atëherë në vjeshtën e këtij viti të gjithë qytetarët shqiptarë që posedojnë një pasaportë biometrike, do të mund të lëvizin pa pasur nevojë për vizitë në të gjitha vendet e zonës Shengen. Në fund të tetorit pritet të miratohet vendimi përfundimtar, nëse Ministrat e Brendshëm të unionit do të kenë dhënë verdiktin e tyre.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve