Vetëdijesimi, mbron nga AIDS-i
Gjakovë, 18 mars
Kush i di hallet e të rinjve më mirë se vetë të rinjtë. Duke e pasur parasysh këtë fakt, grupi i të rinjve të shkollës së mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, ka bërë një hulumtim për rrezikun që të rinjve u kanoset nga sëmundja e shekullit, HIVAIDS-i si dhe për mundësitë e mbrojtjes nga kjo sëmundje. Hulumtimin e kanë pagëzuar “Make Love, Not Aids”.Kush është ky grup i të rinjve dhe cili është aktiviteti i tyre?
Projekti “Make Love,
Not Aids”
“Grupi është formuar në dhjetorin e vitit 2008 dhe atë e përbëjnë 25 veta, nxënës të kësaj shkolle, ndërsa aktiviteti i tij ka për qëllim vetëdijesimin e të rinjve për luftimin më të suksesshëm të dukurive të ndryshme negative.
Ndërkaq, projekti “Make Love, Not Aids” është pjesë e këtij angazhimi” shpjegon anëtari i këtij grupi, Ideal Gola. Siç pohojnë anëtarët e këtij grupi, që e realizoi edhe projektin, qëllimi i tij parësor ishte që të rinjtë shkollarë, e posaçërisht ata që nuk vijojnë shkollimin, siç janë pjesëtarët e komunitetit RAE, të vetëdijesohen për rrezikun që sjell sida, e në veçanti, të mësojnë se si mund të mbrohet i riu nga kjo sëmundje.
Për ta arritur këtë, janë zhvilluar shumë takime me nxënësit e tri shkollave të mesme (“K.Kusari”, “H.Dushi” dhe “Gj. N.Kazazi”) 5 shkollave të mesme të ulëta (Y.Morina”, “M.Bakija”, “M.Këpuska”, E.Duraku” dhe “F.Agani”) dhe me të rinjët që nuk vijojnë shkollimin.
“Në disa prej këtyre takimeve kanë marrë pjesë edhe disa banorë të Reality Shou “Shpija e Kosovës”, pjesëmarrja e të cilëve i ka bërë këto takime më joshëse për pjesëmarrësit”, shpjegon njëra nga anëtaret e grupit, Fjolla Morina, duke shtuar se gjatë një muaji sa ka zgjatur realizimi i projektit, e kanë pasur edhe mbështetjen e shumë njerëzve të vullnetit të mirë.
Format e vetëdijesimit, të pranueshme nga të rinjtë
Për të gjithë ata që morën pjesë në realizimin e këtij projekti, por edhe për ata që patën mundësi të përcjellin aktivitetet e organizuara me këtë rast, ishte kjo një përvojë shumë e mirë. “Jemi munduar që të gjejmë format më të mira dhe më të pranueshme për të rinjtë, që të gjendemi sa më afër tyre dhe ta arrijmë qëllimin tonë. Për këtë arsye, kemi organizuar edhe mbrëmje argëtuese
për të rinjtë me moton e këtij angazhimi. Kemi vlerësuar se kështu, mbase do të shtohet interesimi i të rinjve për të mësuar më shumë nga rreziqet që u kanoset nga HIVAIDS-i, dhe, mbështetur në interesimin që e kanë treguar ata, kujtoj se ia kemi arritur qëllimit”, janë të bindura Fiona Stavileci e Saranda Hoda, pjesë e grupit të të rinjve.Në gjithë këtë aktivitet, janë inkuadruar rreth 7.500 të rinj, të cilët, përmes posterëve, fletëpalosjeve dhe formave të tjera, kanë pasur mundësi të mësojnë për rreziqet e kësaj sëmundjeje edhe nga mjekët specialistë. “Kemi pasur mbështetjen edhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjakovë, të cilët janë munduar që në mënyrë profesionale t’u shpjegojnë të rinjve format e mbrojtjes nga kjo sëmundje, ndërsa, në kuadër të këtij angazhimi tonë, janë bërë edhe veprime të tjera si dhënia falas e kondomëve etj” shpjegon Valton Vehapi, njëri ndër aktivistët e këtij grupi. Mbase, angazhimi i të rinjve nga shkolla e mesme ekonomike “K.Kusari” në Gjakovë, është dëshmia më e mirë se çka mund të bëjnë të rinjtë për të rinj!
B.Vula
- Kosova po përballet me temperatura të ulëta
- Gjyqtarët nën hetime për vjetërsimin e lëndëve
- Statusi special rrezikon ndarjen e veriut
- MPJ-ja pret edhe 14 njohje
- Gjashtë muaj për mbikëqyrjen
- Mësimi nuk mbahet deri më 13 shkurt
- Vllasi: Bisedimet mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk kushtëzohen
- Thaçi takohet me Tadiqin vetëm për njohje
- Hoxhaj kërkon në OKB shpërbërjen e strukturave paralele
- Haxhinasto kërkon nga Libia ta njohë Kosovën
- Gjermania kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- LDK-ja alarmon për Gjyqësorin
- Keq me ligje
- Pa kontroll parlamentar
- Ligji i Qeverisë për interesa të ngushta të koalicionit
- Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
- Ashpërsohen gjobat
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs



ad_d.jpg)


Komente