Brittle me kikirikë

  • 25 May 2016 - 18:20
Brittle me kikirikë

Përbërësit:

-1 filxhan sheqer

-1/2 filxhan shurup

-1 filxhan kikirikë (të kripura)

-1 lugë çaji gjalpë kikiriku

-1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje

Përgatitja:

Lyeni me gjalpë tavën në të cilën do të bëni biskotat.

Kombinoni sheqerin dhe shurupin e misrit në një tas xhami dhe futini në mikrovalë për 4 minuta.

Më pas përzieni tek masa kikirikët dhe ngrohini për 3 minuta e gjysmë.

Pastaj shtoni gjalpin e kikirikut dhe vaniljen, përziejini dhe futini në mikrovalë për 1 minutë e gjysmë.

Vendoseni në tavë dhe shpërndajeni në mënyrë që të krijohet një shtresë e hollë. Ftoheni dhe më pas ndajeni në copa.

(Kosova Sot)