Akullore me portokall

  • 29 June 2015 - 23:44
Akullore me portokall

Përbërësit:

• 40 g pana,
• 250 g sheqer,
• 6 portokalle,
• 1 limon,
• 1 gotë qumësht,
• 1 gotë e vogël lëng mandarinash,
• 1 gotë e vogël lëng portokalli.

Gatimi:

Lani portokallet dhe limonin, thajini dhe fërkojini lehtë lëkurat mbi sheqer që të marrë aromë. Ndajini përgjysëm portokallet, shtrydhini, filtrojini lëngun, hidheni në një tigan, shtoni gjithë sheqerin dhe lëngun e limonit, shkrijini në zjarr shumë të dobët duke i përzier. Hiqini, lërini të ftohet shtoni panën, lëngun e mandarinës e të portokallit. Përzjejini dhe vendoseni në makinën e akullores.