Krem me bajame

  • 01 July 2015 - 23:00
Krem me bajame

Përbërësit për 4 persona

•    300 ml qumësht
•    1 lëvore limoni
•    3 të verdha vezësh
•    150 g sheqer
•    20 g miell i bardhë misri
•    100 g bajame të thata.

Përgatitja:

Ziejeni qumështin me lëkurën e limonit, hiqeni nga zjarri dhe hidheni lëkurën e limonit. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të zbardhen, duke i përzier me miell të bardhë misri e duke i tretur me qumështin e nxehtë.

Ziejeni kremin në fjalë shumë të ulët e duke e përzier vazhdimisht. Çojeni në zierje dhe lëreni të vlojë për afro 3 minuta. Hiqeni enën nga zjarri, përziejeni aty bajamet e thata, por mbani ca edhe për zbukurim.

Kremin shërbejeni në kupa teke dhe me garniturë bajame e thata të lëna mënjanë.

*Në vend të bajameve të thata mund të përdoren bajame të hidhura dhe mund të spërkatet e gjitha me kakao të hidhur.