Reçeta e Cekës - Kifle të mira gjermane

  • 19 February 2017 - 16:55
Reçeta e Cekës - Kifle të mira gjermane

PËRBËRËSIT: 375 gr miell, 20 gr maja, 1/4 lit qumësht, 50 gr sheqer, në maj thike kripë, 1 vezë, 50 gr margarinë ose gjalpë, lëvore limoni në rende.,raporton Gazeta Kosova Sot

PËR LYERJE: Pak kanellë, 2 qeska sheqer vanileje, 75 gr margarinë. Në masën e miellit shtohet maja e ulur në qumësht të vakët me sheqer. Kësaj mase i shtohen margarina e shkrirë, 1 vezë e tundur me pirun, kripë dhe lëvorja e limonit.

Tundet mirë me lugë druri, gjersa masa të shkëputet nga ena. Ena mbulohet dhe qëndron në temperaturë dhome gjersa të dyfishohet masa e brumit. Brumi i ardhur derdhet në tavolinë të shtruar me pak miell, ngjeshet pak dhe hollohet në trashësi prej 2 centimetrash.

Pritet në katërkëndësh madhësie 7x 3 centimetra. Lyhet tepsia me yndyrë dhe katrorkat palosen në formë tjegullash (duke e mbuluar njëra -tjetrën gjer në gjysmë). Lyhen me margarinë të shkrirë, mbi u hidhet sheqer pluhur, pastaj i qitet kanellë sipas dëshirës dhe pas 15 min. futen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur gjersa të skuqen. Shërbehen të vakëta me komposto, kafe, çaj. 

(Kosova Sot)