Reçeta e Cekës- Paragjellë me kikirikë

  • 21 February 2017 - 13:29
Reçeta e Cekës- Paragjellë me kikirikë

PËRBËRËSIT: 1/2 kg. mish i bardhë pule, 4-5 tranguj turshi, 100 gr. kikirika të pjekur dhe të qëruar, 3 vezë të ziera, 3 lugë vaj ulliri, 4 lugë majonezë, kripë, piper.

Mishi zihet dhe pritet në fije. Trangujt priten në rrathë pastaj në katër pjesë. Vezët e ziera 8 min. priten në katrorë. Shtohen kikirikat e grimcuar, vaji, majoneza, kripë sipas shijes dhe piper. Të gjitha përzihen mirë dhe paragjella vendoset në mes të pjatës. Zbukurohet sipas shijes me proshutë, sallamë, kaçkavall, ullinjë etj.  
 

(Kosova Sot)