Reçeta e Cekës - Krofne kaushi

  • 21 February 2017 - 18:57
 Reçeta e Cekës - Krofne kaushi

Përzihen dhe vlohen uji dhe qumështi. Hidhen duke i përzier, mielli me pluhur paste dhe në majë thike kripë. Masa përzihet 2 min. me lugë druri, pastaj largohet nga zjarri dhe përzihet edhe më tej, në mënyrë që mos të mbesin kokla .

Pasi të ftohet masa, shtohen vezët një nga një duke e tundur brumin me mikser gjersa të gatuhet brum i njëllojtë. Brumi kalohet nëpër kaush kremi ose tullumbash dhe drejtë përsë drejti hidhen krofnet në mjaft vaj të nxehur në temp. mesatare, duke i prerë me thikë (sikurse tullumbat). Pasi të skuqen nga të gjitha anët dhe të fryhen, largohen nga yndyra, për t’u fërguar të tjerat gjersa të hargjohet i tërë brumi. Mbi u hidhet sheqer pluhur i përzier me sheqer vanileje dhe shërbehen të nxehta. Krofnet sipas dëshirës mund të mbushen edhe me krem. , raporton Gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT: 3 dcl ujë, 3 dcl qumësht, 350 gr miell, 1 pluhur paste, 4 vezë, vaj për fërgim, sheqer pluhur, 1 sheqer vanilje. 

(Kosova Sot)