Reçeta e Cekës- Gjalpë në formë me erëza

  • 28 March 2017 - 13:36
Reçeta e Cekës- Gjalpë në formë me erëza

Gjalpi me erëza i jep shije ushqimit. Varësisht në cilin lloj të ushqimit përdoret, atij edhe i shtohen erëzat. Gjalpi i zbutur dhe i përzier me përbërës të tjerë, shtrihet në tepsi të shtruar me letër pergamenti, ftohet dhe me anë të modeleteve nxirren forma të ndryshme. Ose me gjalpin e zbutur, bëhen rozeta të ndryshme, të cilat ftohen dhe shërbehen. Ftohet i tërë gjalpi dhe me thikë të posaçme për gjalpë, nxirren” kërmilla”të cilët futen në ujë të ftohtë gjer në përdorim. Variant: Tunden 100 gr gjalpë të zbutur. Shtohen qepë të reja, lëng limoni, majdanoz dhe rigon, të gjitha këto të bluara me mikser. Përzihen me gjalpë dhe, pasi të ftohet gjalpi, shërbehet me peshk, mish ose bukë franceze. 100 gr gjalpë i zbutur dhe i përzier me hudhër, qepë të reja, lëng dhe lëvore limoni, shërbehet me pulë, guaca, bukë franceze. 100 gr gjalpë, 2 lugë mustardë, fletë mente, shërbehet me mish qengji. 50 gr gjalpë, 50 gr djathë, i jepet forma dhe pasi të ftohet shërbehet me biftek, ramstek ose me perime. 50 gr gjalpë, 2 lugë lëng limoni, 1/2 avokado e bluar, kripë, piper, salcë tabasko. Të gjithë përbërësit përzihen, bluhen, u jepet formë e rozetës dhe ftohen. Shërbehen me shpend të pjekur, salmon të pjekur, bukë të nxehtë etj . 

(Kosova Sot)