Reçeta e Cekës - Kryelanë me ujë valë

  • 22 May 2017 - 16:06
Reçeta e Cekës - Kryelanë me ujë valë

PËRBËRËSIT: 1/2 lit. ujë valë, miell, kripë, yndyrë. Në ujë valë me kripë, hidhet miell gradualisht duke e përzier vazhdimisht me lugë druri. Brumi ngjeshet në tavolinë të përmillur. Ndahet në 10-12 kuleq. Kuleqët duke i përmillur, hapen në madhësi tepsie. Vendosen njëri mbi tjetrin, duke i lyer me nga një lugë yndyrë. Piqet në furrë të nxehtë me temp 220 gradë C për afro 40 min. Kryelana e pjekur, pasi të ftohet pak, shkapuritet me duar. Mbi hidhet gjalpë i shkrirë dhe prap futet në furrë të nxehtë përderisa të nxehet mirë. Shërbehet e nxehtë me djath, kos, speca turshi.

(Kosova Sot)