Reçeta e Cekës- Supë me brumë- tarana

  • 24 May 2017 - 13:20
Reçeta e Cekës- Supë me brumë- tarana

PËRBËRËSIT:

2 katrorka për supë, 120 gr miell, 1 vezë, kripë, majdanoz i grirë imët. Në një litër ujë të nxehtë hidhen dy lugë vaj, katrorkat për supë dhe vihet të vlojë në zjarr të ngadaltë.

Ndërkohë gatuhet një brumë i fortë me vezë kripë dhe miell. Brumi kalohet në rende duke e hedhur drejtpërdrejt në supë të valë. Tarana zihet 10 minuta, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë imët dhe erëza sipas shijes. 

(Kosova Sot)