Reçeta e Cekës - Pite me mazë dhe petë shtëpie

  • 30 May 2017 - 08:48
Reçeta e Cekës - Pite me mazë dhe petë shtëpie

PËRBËRËSIT: 1. 1/2 miell, 1 lugë kripë, 1/2 kg mazë, 2 dcl qumësht, 1 lugë gjalpë. Nga mielli dhe kripa, zihet një brumë i butë. Ndahet në 20 kuleç (tepsia e madhe). Pasi të hollohen në madhësi pjate, veç e veç hollohen me tëhollës sa madhësia e tepsisë dhe piqen mbi shporet drunjsh, e nëse janë në madhësi tepsie, në shporet elektrik të shtruar me alufolie. Në tepsi të lyer me yndyrë, radhiten petët e pjekura duke i lyer me mazë të holluar me qumësht Njëlloj veprohet gjer në sipërfaqe, e cila lyhet mirë me mazë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur. Nëse dëshirohet, mund t’i hidhet edhe mbushje e përgatitur në mes të petëve. MBUSHJA: 2 vezë të tundura përzihen me ½ kg djathë dhe hidhet pasi të shtrohen gjysma e petëve, pastaj mbulohet me gjysmën e petëve të lyera me mazë.

(Kosova Sot)