Reçeta e Cekës: Sallatë me mish viçi

  • 30 May 2017 - 12:32
Reçeta e Cekës: Sallatë me mish viçi

PËRBËRËSIT:

250 gr mish viçi të zier,

1/4 e konservës shampinjone,

2-3 tranguj turshi, 1 qepë,

1/2 tubë majdanoz,

uthull,

vaj,

kripë,

piper,

1/2 lugë mustardë. 

Mishi pritet në pjesë të vogla, i shtohen shampinjonet e prera hollë duke mos ua humbur formën, trangujt e prerë në rrathë. Pasi përzihen këto, shtohen qepa, majdanozi i grirë hollë, uthulla, vaji, kripa, piperi dhe mustarda. Paragjella servohet mbi fletë sallate të gjelbër. 
 

(Kosova Sot)