Reçeta e Cekës - Shampite

  • 18 June 2017 - 20:47
Reçeta e Cekës - Shampite

Përbërësit:

6 vezë,

8 lugë plus 100 gr. sheqer,

6 lugë miell,

pak shurup reqeli. 

Të verdhat e vezëve tunden me 6 lugë sheqer, pastaj shtohet miell dhe përzihet me lugë. Masa hidhet në tepsi dhe piqet në furrë mesatare një kore e hollë. 100 gr. sheqer vlon me pak ujë. Veçan tunden të bardhat e vezëve me 12 lugë sheqer në një masë të dendur sikurse borë. Në këtë masë, gradualisht curil hidhet shurupi i trash nga skajet e enës, duke e tundur vazhdimisht gjersa masa të ftohet dhe të bëhet mjaft e dendur. Korja e ftohur e patishpanit lyhet me shurup reqeli, e pastaj me masën e bardhë. Pasi të rrafshohet mirë, pritet në katrorë. Mbi hidhet çokolatë e kaluar në rende ose kakao.

VARIANT KREMI PËR PATISHPAN ME 10 VEZË:

400 gr sheqer, 3 dcl ajkë qumështi, 1 vanilje, 10 të bardha veze, kakao ose çokollatë në rende. 20

200 gr sheqer vlohen me 1 dcl ujë gjersa sheqeri të shkrihet dhe të trashet shurupi. Tunden të bardhat e vezëve. Hidhen 200 gr sheqer duke vazhduar me tundje. Curil hidhet shurupi i trashë, duke e tundur masën gjersa të krijohet shkumë e qëndrueshme. Veçan tundet ajka, pastaj bashkohet me marengën e tundur. Patishpani i pjekur si më lartë, pritet përgjysëm vertikalisht. Në njërën kore hidhet dhe rrafshohet marenga e rrahur, me koren tjetër të patishpanit mbulohet. Mbi hidhet kakao ose çokollatë në rende. Pasi të ftohet pritet në katrorës

(Kosova Sot)