Reçeta e Cekës - Bukë me rrush të thatë

  • 19 June 2017 - 15:59
Reçeta e Cekës - Bukë me rrush të thatë

PËRBËRËSIT:

1/2 kg miell,  
1 lugë e mesme maja, 
1/4 lit qumësht, 

 100 gr gjalpë i zbutur, 
 2 vezë, 
 1 lugë supe sheqer, 
pak kripë, 
 1 lëvore limoni në rende, 
 100 gr rrush të thatë,

2 lugë rum. 

Rrushi ulet në rum. Maja zinet me pak qumësht të vakët, sheqer, miell dhe vendoset në vend të vakët 15 minuta. Maja e ardhur derdhet në miellin e situr ku shtohen qumësht, gjalpë, sheqer, vezë, kripë dhe lëvore limoni. Brumi ngjeshet mirë, pastaj duhet të vijë 35-40 minuta. Në brumin e ardhur përzihet rrushi i kulluar dhe nga brumi bëhet formë e bukës sipas dëshirës. Pasi të vijë 15 minuta, piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C për 50- 60 minuta. 10 minuta para se të përfundojë pjekja, lyhet me vezë të tundur.


(Kosova Sot)