Reçeta e Cekës - Patellxhane te skuqur

  • 22 June 2017 - 11:01
Reçeta e Cekës - Patellxhane te skuqur

PËRBËRËSIT:


1/2 kg patëllxhanë të hollë,

3 vezë,

miell,

galetë, kripë,

piper,

koriandër.

Lahen patëllxhanët, qërohen dhe priten në rrathë ose në pjesë të gjata. Kriposen dhe pas ½ ore shpërlahen dhe kullohen mirë. Patëllxhanët kalohen në miell, vezë të tundura dhe skuqen në vaj të nxehtë. Hidhet mbi koriandër i grirë hollë dhe shërbehen të nxehta si garniturë me mish të përgatitur në mënyra të ndryshme ose si paragjellë.

(Kosova Sot)