Reçeta e Cekës- Mazë e zier

  • 23 June 2017 - 16:55
Reçeta e Cekës- Mazë e zier

PËRBËRËSIT: 1/2 kg mazë, 200 gr miell misri, kripë, 2 dcl ujë. 

Maza shkrihet dhe vlohet. Ulet temperatura dhe hidhet mielli duke e përzier vazhdimisht me lugë. Maza zihet në zjarr të ngadaltë duke e përzier 10 minuta, pastaj hidhen 2 dcl ujë dhe vazhdon të zihet edhe 15-20 minuta në temperaturë shumë të ulët gjersa ta lëshojë yndyrën në sipërfaqe. Shërbehet me pogaçe, bukë bezi, speca turshi, djathë, dhallë ose kumësht. 

(Kosova Sot)