Reçeta e Cekes: Biskota të njelmëta

  • 26 July 2017 - 08:54
Reçeta e Cekes: Biskota të njelmëta

PËRBËRËSIT: 5 filxhanë kafeje vaj, 3 filxhanë birrë ose verë të bardhë, 15 filxhanë miell, 1 pluhur paste, 1 lugë kripë, susam ose qimnon. Me përbërësit e lartpërmendur, përpos susamit, gatuhet dhe ngjeshet mirë një brumë i butë. Shtrihet në tavolinë dhe me modelete nxirren biskotat, të cilët radhiten në tepsi të lyer me yndyrë. Lyhen me të bardhë veze, mbi u hidhet susam dhe futen në furrë me temperaturë 180 gradë C për t’u pjekur për afro 15-20 minuta. Nga brumi i përgatitur, mbushen dy tepsi shporeti. Me të njëjtin brumë mund të përgatiten shkopinj, të cilët kalohen në mjaft susam, pastaj piqen.

(Kosova Sot)