Reçeta e Cekës - Supë me bizele

  • 17 August 2017 - 12:46
Reçeta e Cekës - Supë me bizele

PËRBËRËSIT:

2 qepë, 1/2 rrënjë selinoje, 2 karota, 125 gr spinaq, 2 lugë vaj ose 1 lugë gjalpë , 1. 5 lit supë mishi ose katrorke, 1/2 tubë qepë të reja, 1 gotë bizele, 1 vezë, moskat, kripë, 1 copë e vogël suxhuk. 
Qërohen qepët, priten hirizontalisht, piqen në pllakë shporeti, pastaj priten në rrathë.

Karota, selinoja priten në copa të vogla ½ cm.

Pastrohet spinaqi dhe pritet në fije të gjata. Në tenxhere me yndyrë hidhen qepët dhe perimet e prera për t’u fërguar 5 minuta. Shtohet supa dhe zihen 15 minuta. Qepët e njoma, majdanozi dhe suxhuku, priten imët. U shtohen veza e tundur dhe miell aq sa të bëhet një brumë i trashësisë së petullave. Brumçat lëshohen në supë të valë, shtohen bizelet dhe supa vlohet në zjarr të ngadaltë, gjersa brumçat të depërtojnë në sipërfaqe. 

(Kosova Sot)