Receta e Cekes: Gjellë me mish të grimcuar

  • 20 August 2017 - 16:57
Receta e Cekes: Gjellë me mish të grimcuar

PËRBËRËSIT:

2 qepë,

1 lugë gjalpë,

 2 karota të prera në rrathë,

½ kg mish viçi të prerë në katrorë të vegjël,

250 gr bizele,

250 shampinjone,

fletë dafine, kripë,

piper,

majdanoz.

Qepa e grirë imët fërgohet 5 minuta. Shtohen karotat dhe mishi. Fërgohen 5 min. në zjarr të ulët. Gjella kriposet, hidhet piper, fletë dafine, 1/2 gotë supë ose ujë dhe e mbuluar zihet 35-40 min. në zjarr të ulët. Shtohen kërpudhat dhe vazhdon zierja gjersa të zbutet mishi. Bizelet zihen veçan, kullohen dhe hidhen në gjellë. Përzihen me kujdes, hidhet majdanozi i grirë hollë dhe shërbehet me pure patatesh, pilaf etj.

(Kosova Sot)