Receta e Cekes: SHISHQEBAP

  • 20 September 2017 - 09:05
Receta e Cekes: SHISHQEBAP

PËRBËRËSIT: 1 kg. mish viçi, dashi, qengji ose pule, 2 dcl vaj, 2 dcl verë e bardhë, disa kokrra piper, 2-3 thelpinjë hudhre, 1 fletë dafine, muskat, specall, kripë. Mishi pastrohet nga zhapat dhe pritet në kubik të vegjël afro m3 cm. Vendoset në enë porculani, shtohen qepët e prera në mcopa të mëdha, erëzat, vaji dhe vera. Përzihen mirë dhe ena ,vendoset në vend të freskët 2-3 orë, në mënyrë që mishi të marinohet. Rradhitja bëhet në shkopinjë të hollë druri. Vendoset një copë mishi, një qepë, e kështu me rradhë mmishqepë. Kriporen shishqebapët dhe piqen në zgarë, prush. Nëse shishqebapët zihen, vendosen në tenxhere. Shtohet lëngu ku janë marinuar, shtohet edhe pak ujë ose mverë dhe zihen në temp. të ulët për 1 orë. Shishqebapët përpos me qepë, mund të shoqërohen edhe me speca, kungulleshka, domate të gjelbërta, kërpudha, ullinjë, purrinjë të prerë në rrathë 3 cm. Në këtë rast duhet evituar mngjeshjen e tepërt për t’u pjekur më mirë. Shishqebapët servohen me patate të skuqura, sallatë të ndryshme e tj.

(Kosova Sot)