Receta e Cekes: Kungullor misri

  • 22 September 2017 - 17:27
Receta e Cekes: Kungullor misri

Përbëresit

400 gr mazë,
Të hollat e mazës,
Të larat e mazës-gjithsej 1 litër,
1 kg kungull i gërryer,
200 gr miell misri.
Kripë,

Udhëzime

Shkrihet maza.
Largohet ena nga zjarri.
Shtohen të larat, kungulli dhe kripa.
Masa përzihet mirë,pastaj hidhet mielli gradualisht duke e përzier vazhdimisht.
Masa e përgatitur derdhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C për t’u pjekur për afro 25 minuta.
Ulet temperatura në 200 gradë C dhe vazhdon të piqet edhe 15 minuta.
Shërbehet me qumësht të ftohtë,djathë etj.

(Kosova Sot)