Receta e Cekes: BISHTAJA ME MISH TË GRIRË

  • 11 October 2017 - 09:08
Receta e Cekes: BISHTAJA ME MISH TË GRIRË

PËRBËRËSIT: 1 kg bishtaja, 1/2 kg mish të bluar ose copë mishi të prerë në copa të vogla, 2 qepë, 1 domate, 2 lugë gjalpë, 1 tubë majdanoz, 1 fletë dafine, kripë, piper, specall. Qepët e grira fërgohen në yndyrë gjersa të zverdhen. Hidhen një lugë specall dhe mishi i bluar. Përzihen, mbulohen me kapak dhe pasi të zihen 10 minuta në zjarr të lehtë, shtohen kripë, piper, majdanozi i grirë hollë dhe bishtajat e lara e të mpastruara nga bishtat, fijet anësore dhe të prera mnë disa pjesë të barabarta. Gjella përzihet me mkujdes, i shtohen 1 fletë dafine, domatja e kaluar mnë rende ose 1 lugë pure domatesh, ujë i vakët msa të mbulohen bishtajat dhe vihen në zjarr të mfuqishëm. Posa të marrin valë, ulet temperatura në minimum, shkundet tenxherja dhe zihen, mgjersa të jetë zbutur mishi dhe të shteret lëngu, mpor jo i tëri, pasi që ato duhet të mbesin të lëngëta. Gjatë zierjes nuk përzihen me lugë, por në rast nevoje vetëm shkundet ena ku zihet gjella. Shërbehen me tarator, kos delesh ose sallatë stine.

(Kosova Sot)