< Receta e Cekës - Krofne - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės - Krofne

Receta e Cekės - Krofne

PËRBËRËSIT:

1/2 lit. ujë i vakët, 1 qeskë maja e ardhur, 1 filxhan kafeje sheqer, 1 sheqer vanileje, lëvore limoni e kaluar në rende, 1 lugë çaji kripë, miell, vaj për fërgim, sheqer pluhur. 

Në masën e ujit, hidhen maja e ardhur, sheqeri, kripa, vanilja, lëvorja e limonit dhe aq miell, sa të zinet një brum i butë sikurse i bukës. Brumi lyhet me disa pikë vaji, mbulohet me pecetë dhe lehet të qëndrojë në temperaturë ambienti disa orë, ose zinet në mbrëmje, për t’u fërguar në mëngjes. Brumi i ardhur nuk ngjeshet, shtrihet në dërrasë të përmillur, tëhollohet duke i hedhur miell sa mos të ngjitet tëhollësa, palosen të katër anët e brumit njëra mbi tjetrën dhe prap tëhollohet në trashësi gishti. Krofnet nxirren me gotë, lehen edhe 20 min. për të ardhur dhe fërgohen në mjaft vaj të nxehtë nga të dyja anët gjersa të skuqen. Kalohen në sheqer pluhur dhe shërbehen. 

(Kosova Sot)

18 orë e 38 minuta më parë