< Receta e Cekës- Troftë në verë të zezë - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės- Troftė nė verė tė zezė

Receta e Cekės- Troftė nė verė tė zezė

PËRBËRËSIT: 1 kg trofta, 100 gr gjalpë, 2. 5 dcl verë të zezë, 100 gr arra të bluara, kripë, piper, majdanoz, limon. Troftat priten në disa pjesë (nëse janë të vogla përgatiten të tëra), kriposen, piperosen.

Fërgohen në gjalpë gjersa të skuqen nga të dyja anët dhe largohen nga yndyra, kurse në yndyrë ku janë fërguar, hidhet verë e zezë dhe kripë. Në verë duke vluar, kthehen peshqit, shtohen arrat e bluara dhe të gjitha së bashku vlohen edhe 15 minuta në zjarr të ngadaltë. Peshqit vihen në pjatë ku do të shërbehen dhe mbi u hidhet lëngu në të cilin janë përgatitur. Peshqit spërkaten me lëng limoni dhe zbukurohen me fletë majdanozi. 

(Kosova Sot)

7 orë e 32 minuta më parë