< Receta e Cekës: Petë me mish dhe djathë - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės: Petė me mish dhe djathė

Receta e Cekės: Petė me mish dhe djathė

PËRBËRËSIT: 800 gr petë për pite, 5 vezë, 750 gr djathë të yndyrshëm, 400 gr ajkë, 500 gr mish të bluar mëshqerre, 2 qepë, 1 tubë majdanoz, 1 lugë vaj, kripë, piper. Qepët e grira imët fërgohen në vaj gjersa të zbuten. Shtohen mishi i bluar, pak vegetë, piper dhe majdanozi i grirë imët. Veçan troshitet djathi i cili përzihet me 4 vezë dhe 200 gr ajkë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet një petë, pastaj radhiten petët e tjera të rrudhura e mbi to hidhet nga masa e djathit dhe vezëve. Mbi petën tjetër të rrudhur hidhet mishi i fërguar me qepë. Kështu veprohet gjersa të harxhohen petët, djathi dhe mishi. Mbi shtrohet një petë e rrafshuar dhe lyhet me yndyrë. Piqet në furrë me temperaturë mesatare për një orë. Largohet nga furra, mbi i hidhet ajka e mbetur e tundur me një vezë dhe piper. Futet prapë në furrë për t’u pjekur edhe 10 minuta. Shërbehet e nxehtë.

(Kosova Sot)

12 orë e 34 minuta më parë