< Receta e Cekes: FRUTA DETI TË PËRZIERA - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: FRUTA DETI TĖ PĖRZIERA

Receta e Cekes: FRUTA DETI TĖ PĖRZIERA

PËRBËRËSIT: kallamar të prerë në copëza, midhje, karkaleca, copëza peshku, 1 qepë, 1 karrotë, 1 rrënjë selinoje, 1/2 kungulleshkë, 1 spec, 5 lugë vaj ulliri, 1 gotë verë e bardhë, disa fletë borziloku, kopër ose majdanoz, 2 lugë rrush të terur të bardhë, lëng limoni, kripë, piper. Qepa e grirë hollë, karrota e selinoja të prera na rrathë dhe speci, fërgohen në vaj ulliri 5 min. Hidhet vera, kopra ose majdanozi dhe ziejnë 10 min. pastaj shtohet supa, frutat e detit. Të gjitha zihen së bashku edhe 25 min. Sipër hidhen rrushi, arrat e grimcuara, lëngu i limonit dhe vazhdon zierja edhe 5 min. Shërbehet e nxehtë e zbukuruar me fletë borziloku. Frutat e përgaditur në këtë mënyrë, mund të përzihen me pilaf dhe të shërbehen të nxehta.

(Kosova Sot)

19 orë e 9 minuta më parë