< Receta e Cekes: MISH QENGJI I MBUSHUR - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: MISH QENGJI I MBUSHUR

Receta e Cekes: MISH QENGJI I MBUSHUR

PËRBËRËSIT: 1. 1/2 kg mish tul qengji, 3 lugë vaj. PËR MBUSHJE: 25 gr gjalpë, 1 qepë e grirë hollë, 50 gr galetë, 25 gr arra të grimcuara, lëvore limoni e kaluar në rende, 1 lugë majdanoz i grirë hollë, kripë, piper, 1 vezë. PËR SALCË: 1 qepë, 1 katrorkë supe, 1 lugë salcë worchester, 1 lugë pure domatesh, kripë, piper. Në gjalpë të nxehtë, fërgohet qepa e grirë imët. Shtohen arrat, galeta, majdanozi, mborziloku, lëvorja e limonit, kripa, piperi. Largohet nga zjarri, mshtohet e përzihet edhe veza e tundur. Mishi pritet me kujdes duke e sheshuar atë. Me yçin e pëgatitur lyhet nga të gjitha anët dhe mbështillet mnë role. Lidhet me penj kuzhine. Në tepsi ku do të piqet mishi, nxehet vaji dhe mishi skuqet nga të gjitha anët. mbulohet me folie dhe futet në furrë mtë nxehtë me temperaturë 200 gradë C, piqet për 1 orë e 20 minuta. Në rast nevoje, hidhet nga pak ujë. Ndërkohë zihet qepa e grirë në 2 dcl ujë për 5 mminuta. Pasi të ftohet, bluhet në mikser-blender. Masa e qepës derdhet në mtenxhere. Shtohen salca worchester, pureja e domates dhe katrorkat për msupë. Vihen në zjarr të ngadaltë për t’u zier, duke i përzier kohë pas kohe. mSipas nevojës, i shtohen kripë dhe piper. Mishi i pjekur ftohet 5 minuta, mpastaj pritet në thela të holla. Shërbehet me salcë dhe patate të skuqura.

(Kosova Sot)

16 orë e 51 minuta më parë