< Receta e Cekës -Ëmbëlsirë me biskota dhe mollë - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės -Ėmbėlsirė me biskota dhe mollė

Receta e Cekės -Ėmbėlsirė me biskota dhe mollė


Përbërësit:
l/2 lit ujë,
150 gr sheqer,
1/2 kg mollë të tharta ose ftonj,
1 puding dredhëze,
300 ml lëng molle,
250 gr biskota,
250 gr ajkë të ëmbël.


Uji me sheqer vlohet. Mollët e qëruara dhe të prera në feta zihen në ujë me sheqer. Mollët kullohen dhe shtypen. Në komposto molle zihet pudingu sipas udhëzimit. Biskotat ulen në 300 ml lëng molle dhe gjysma e tyre palosen në enë të thellë. Mbi biskota derdhet pudingu i valë dhe, sapo të ftohet pak pudingu, mbi të hidhen mollët e shtypura. Mbi mollë palosen biskotat e ulura dhe, pasi të ftohet mirë, ëmbëlsira lyhet me ajkë të tundur.

 (Kosova Sot) 

15 orë e 34 minuta më parë