< Receta e Cekës- Role me gjoks viçi - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės- Role me gjoks viēi

Receta e Cekės- Role me gjoks viēi

PËRBËRËSIT: 1, 5 kg. mish gjoksi, kripë, piper, 1 lugëz mustardë, vaj, 6-7 patate të një madhësie, 2 karota, ½ tubë majdanoz, selino, 2 dcl verë e bardhë, 1 lugë mjaltë, 2 lugë konjak, 1 lugë gjalpë, kripë piper, rozmarinë dhe mëlmesa të tjera sipas shijes. YÇI: 100 gr. mish I bluar, 50 gr. proshutë të yndyrshme, 1 qepë, 1 rriskë bukë pa kore, pak qumësht, 1 vezë, kripë, piper, 100 gr. shampinjone ose spinaq pak vaj për fërgim.

Në vaj të nxehtë hidhet qepa e grirë imët, shtohet pak kripë, dhe fërgohet gjersa të zverdhet. Shtohet mishi I bluar dhe proshuta e prerë imët. Fërgohen 5 min. pastaj ena largohet nga zjarri. Shtohet buka e ulur në qumësht, veza e tundur, hidhet vegetë sipas shijes, piper, shampinjonet e prera ose spinaqi I grirë dhe I zbutur në pak gjalpë. Masa përzihet mirë dhe lehet anash. Mishit I bëhet një prerje në formë xhepi. Largohen kocinjët dhe mishi kriposet e piperoset brenda dhe jashtë. ”Xhepi” mbushet me yçin e përgaditur dhe mbyllet mirë me kruajse dhëmbësh dhe mbështillet në role. Rolada lidhet me spango kuzhine, lyhet me mustardë, me vaj dhe hidhen erëza sipas shijes. Vendoset në tavë të lyer me yndyrë, e përreth vendosen patatet e qëruara të tëra, gjelbrimet dhe tava futet në furrë të nxehtë me temp. 250 gradë C. Pas 10 min. ulet temp. në 180 gradë C për t’u pjekur për afro 1 ½-2 orë. Kohë pas kohe laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes. Pas 1 orë hidhet vera, kurse pak para përfundimit të pjekjes, lyhet me mjaltë, mbi I hidhet 1 lugë konjak dhe ngritet prap temp. e furrës në 250 gradë C. Rolada e pjekur vendoset në pjatë ovale të nxehtë, kurse lëngut ku është pjekur I shtohet 1 dcl verë dhe pak ajkë. Pasi të marrë disa valë, largohet nga zjarri dhe hidhet mbi role.

(Kosova Sot)

7 orë e 46 minuta më parë