< Receta e Cekës - Tortë me lajthi - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės - Tortė me lajthi

Receta e Cekės - Tortė me lajthi

PËRBËRËSIT:

14 vezë, 280 gr sheqer pluhur, 5 radhë çokollatë, 200 gr lajthi të bluara, 1/2 dcl rum.

KREMI:

3 vezë, 120 gr sheqer pluhur, 5 radhë çokollatë, 150 gr gjalpë të zbutur, 50 gr lajthi të grimcuara. 14 të verdha vezësh tunden me 280 gr sheqer pluhur. Shtohen 5 radhë çokollatë të shkrirë. Masës së vezëve i shtohen lajthitë e bluara, të bardhat e vezëve të tundura në marengë të dendur dhe lëvorja e limonit e kaluar në rende. Brumi ndahet në katër pjesë dhe piqet veç e veç në kallëp për tortë. Ndërkohë përgatitet kremi. Tunden tri vezë të tëra mbi avull me 150 gr sheqer pluhur gjersa të dendësohet masa. Në masën e nxehtë shtohen 5 radhë të copëtuara të çokollatës dhe tunden mirë gjersa të shkrihet çokollata. Pasi të ftohet kremi, shtohet gjalpi i tundur dhe përzihet mirë me kremin e përgatitur në një masë kompakte. Patishpanët vendosen njëri mbi tjetrin duke i lyer me ¾ e kremit të ftohur. Me kremin e mbetur lyhet torta përmbi dhe anash. Lajthitë e grimcuara hidhen mbi dhe anash tortës. Pasi të ftohet mirë, pritet torta dhe shërbehet me kafe.

(Kosova Sot)

6 orë e 52 minuta më parë