Receta e Cekes: GUASKA-MIDHJE TË GJALLA

  • 26 October 2017 - 09:14
Receta e Cekes: GUASKA-MIDHJE TË GJALLA

PËRBËRËSIT: 5-6 copë guaska për person, kripë, piper, limon. Guaskave u hiqet indi lidhës dhe pastrohen gjersa të shkëlqejnë. Vendosen në pjatë me feta limoni. Guaskat shtrëngohen me dorën e majtë nga lartposhtë, vihet maja e thikës së posaçme në vendin ku është indi lidhës, hapet guaska. Tuli i guaskës, midhje në formë të bajames, vihet në njërën anë të saj, u hidhen kripë, piper, lëng limoni dhe konsumohen të gjalla drejt nga guaska.

(Kosova Sot)