Receta e Cekës: FiLETA PESHKU TË SKUQURA

  • 27 October 2017 - 17:28
Receta e Cekës: FiLETA PESHKU TË SKUQURA

PËRBËRËSIT: 700 gr fileta peshku, 1 limon, kripë, 4 lugë miell, 2 vezë, 1 lugë vaj ulliri, 6-8 lugë galetë, vaj për fërgim, majdanoz.

Filetat lahen dhe fshihen me letër kuzhine. Priten nëse nuk janë të prera hollë, nëse nuk janë të prera hollë. Spërkaten me lëng limoni dhe vaj ulliri dhe lehen të qëndrojnë 20 min. pastaj kriposen. Tunden vezët me një lugë vaj dhe pak kripë. Filetat më par kalohen në miell, në vezë të tundura, pastaj në galetë dhe fërgohen në vaj të nxehtë nga të dyja anët, gjersa të marrin ngjyrë të kuqrremt. Mund të futen në furrë të nxehtë edhe 10 min. Filetat e skuqura vendosen në pjatë të nxehtë dhe zbukurohen me rrathë limoni, majdanoz të grirë hollë dhe sipas dëshirës hudhër të prerë imët. Shërbehen me kroketa ose sallatë patatesh. 

(Kosova Sot)