< Receta e Cekes: Supë-krem me kokë peshku - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: Supė-krem me kokė peshku

Receta e Cekes: Supė-krem me kokė peshku

Përgatitja:

Priten në copa të vogla,1 qepë, 3 patate, 1 rrënjë majdanozi, 1 presh. Fërgohen në gjalpë ose margarinë. Shtohen 3-4 kokë dhe eshtra peshku, 10 kokrra piper, 2 fletë dafine, 2 kokrra karafil, 1 litër ujë dhe ¼ lit. qumësht.

Këto zihen në temperaturë të ulët 30 minuta. Largohen kokat e eshtrat nga supa dhe pastrohet mishi nga to. Supa kullohet dhe vihet në zjarr. 1/4 qumësht tundet me 1 të verdhë veze, 2 lugë ajkë, 2-3 lugë lëng limoni, 1 lugë worçester-salcë, 1 domate e kaluar në rende, 2 lugë të rrafshuara niseshte dhe i hidhet supës duke e përzier vazhdimisht. Supës i shtohen mishi dhe një gotë perime të ziera, sikurse: karotë, bizele, lulelakër dhe majdanoz i grirë hollë./

(Kosova Sot)

11 minuta më parë