< Receta e Cekes: PETULLA - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekes: PETULLA

Receta e Cekes: PETULLA

PËRBËRËSIT: 2 gota ujë të vakët, 1 lugë e mesme kripë, 1 lugë sheqer, 1 lugë maja, 1 majë luge sodë buke, miell, vaj. Në masën e ujit hidhen të gjithë përbërësit dhe shtohet aq miell, sa të gatuhet një brumë më i trashë se i palpetëve. Brumi pushon ½ ore, mpastaj në mjaft vaj të nxehtë fërgohen petullat duke i qitur ato me lugë. Pasi të skuqen nga të dyja anët, vihen në enë të shtruar me letër kuzhine, në mënyrë që yndyra e tepruar të thithet. Shërbehen të nxehta me mjaltë, djathë, marmelatë ose të pudrosura me sheqer pluhur

(Kosova Sot)

7 orë e 52 minuta më parë