Receta e Cekës - Byrek me katmer

  • 31 October 2017 - 20:02
Receta e Cekës - Byrek me katmer

PËRBËRËSIT: Për byrek preferohet miell i ashpër, i cili përmban gluten dhe ka elasticitet. Për 1 kg miell merren 500-600 ml ujë dhe 200-250 gr gjalpë. Në mes të miellit hapet një gropë ku hidhen pak kripë, ujë dhe 1 lugë vaj. Duke e përzier nga mesi, gatuhet një brumë i butë, i cili punohet në miell të shtruar dhe ngjeshet afro 10 minuta. Brumi ndahet në kuleç të vegjël, mbulohet me pecetë të lagur dhe lihet 20 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet, kurse petët të hapen më mirë.raporton Gazeta Kosova Sot

Prej çdo kulaçi tëhollohen petë madhësie pjate të vogël. Kuleqët lyhen me yndyrë duke e palosur njërin mbi tjetrin. Nëse ato përmillen me niseshte ose miell, qiten 3-4 copa njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Duhet pasur kujdes që ato gjatë hapjes mos të ngjiten njëra me tjetrën, prandaj u qitet nga pak niseshte ose miell. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve të hapura dhe të lyera me yndyrë. Mbi to qitet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të hapura dhe të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen sa më hollë brenda. Byreku lyhet me yndyrë dhe piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C. Pasi të largohet nga furra, mbulohet dhe pas 20 minutash, mund të shërbehet, duke e ndarë në pjesë të dëshiruara. Mbushja mund të bëhet me spinaq, presh, kungull, qepë, mish të bluar, lakra të ëmbla dhe turshi, patate, me të brendshmet e qengjit (mëlçi, mushkëri, zemër, veshkë) etj.

(Kosova Sot)