< Receta e Cekës: PESHK i PJEKUR NË KRiPË - Reçeta - Kosova Sot
Receta e Cekės: PESHK i PJEKUR NĖ KRiPĖ

Receta e Cekės: PESHK i PJEKUR NĖ KRiPĖ

PËRBËRËSIT:

dhëmbëzor afro 2 kg, (për një 1 kg. peshk, nevoiten 2 kg krypë.) kripë gjysëm e trashë, kurse për peshk 2 kg. nevoiten 3 kg. kripë.

Për çdo kg. peshku më tepër, shtohet nga 1, 5 kg. kripë), 2 të bardha vezësh, folie alumini. 

Vezët tunden në shkumë të qëndrueshme. Shtohet kripa e cila tundet me vezët. Në tepsi katrore shporeti shtrohet folia në të cilën derdhet një pjesë e kripës së përgaditur. Vendoset peshku i pastruar mbi kripë, kurse me pjesën tjetër të kripës së përgaditur, mbulohet anash dhe mbi. Nëse peshku është i madhë dhe i pritet koka ose bishti, në atë rast, pjesët e prera mbështillen me folie, në mënyrë që kripa mos të depërtojë në mish. Edhe pjesa e barkut mbështillet me folie. Pasi të mbështillet nga të gjitha anët me kripë të përgaditur me të bardha veze, peshku futet në furrë të nxehtë me temp. 250 gradë C për t’u pjekur varësisht nga pesha. Peshku me peshë 1 kg. piqet për 25 min. ai me pesh 2 kg. 35-40 min. Pasi të piqet, largohet nga furra dhe pas 20 min. pritet përreth në thellësi gjersa mos të depërtojë thika në peshk. Largohet me kujdes kripa e forcuar dhe peshku me shije të veçant, shërbehet duke e prerë në racione.

(Kosova Sot)

22 orë e 47 minuta më parë